Ndërtesa “Mbretëresha Geraldinë” nuk i ka shpëtuar fadromave. Prej së shtunës nisi shembja e godinës me argumentin e dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit
Ky objekt me një histori gati 80 vjeçare konsiderohet nga ndërtesat më karakteristike të kryeqytetit shqiptar.
Për qytetarët me këtë nisme po fshihet një tjetër pjesë e historisë dhe trashëgimisë kulturore .
“S’është veprim i mirë ky, prish këtej, prish andej edhe gjërat kryesore që janë monumente. Nuk duhet të prishen, në asnjë mënyrë,” thotë një qytetar.
“Ky farë shteti bën punime shumë të bukura, e prishin këtë dhe ia futin 50 kate dhe janë rehat,” thotë një tjetër.
“Sot vetëm shkatërrime po i bëjnë kulturës, po shkatërrohet çdo gjë dhe s’po ndërtojnë asgjë. Iku trashëgimia e të parëve tanë, e kulturës,” thotë një qytetar.
“Besoj se objektet që janë me rëndësi të veçantë nuk duhet të prishen,” shprehen qytetarët.
Prishja e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore do t’i kushtojë qeverise rreth 4.7 miliardë lekë ndërsa kohëzgjatja e punimeve është 3 vite.