“Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë?” Rama nuk resht paralelizmat me opozitën

Shqipëria

“Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë?” Rama nuk resht paralelizmat me opozitën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatët për deputetë të PS në Elbasan ku ka sulmuar programin që ofron opozita duke e quajtur sërish një menu dëshirash dhe një plan i cili është provuar më parë dhe ka dështuar.

Ai ka vijuar të paralelizojë programin e paraqitur nga opozita me atë të PS-së.

“Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë? Një koalicion ku Saliu dhe Iliri vënë përfundimisht edhe një herë nën thundrën e tyre drejtësinë dhe duke përmbysur gjithçka që është ndërtuar me kaq mund dhe duhet të vazhdojë të ndërtohet.

Një koalicion ku Saliu, Iliri, Monika se Luli është kukulla që përdorin ata për t’i dhënë një buzëqeshje pamjes së vrerosur së të shkuarës që ata përfaqësojnë, i bëjnë karshillëk dynjasë.

Me një program i cili është i njëjti, ngjan si dy pika uji, është provuar dhe stërprovuar dhe që ka dështuar, duke pasur mungesën e plotë të sekëlldisë më të vogël me rikthimin e taksës së sheshtë.

Taksa e sheshtë është për t’i dhënë të gjithë atyre që paguajnë më pak të paguajnë më shumë dhe të gjithë ata që fitojnë më shumë mundësinë për të paguar më pak, për të rikthyer një barrë të padrejtë taksimi mbi mësuesit, mjekët, infermierët, policët, punonjësit e këtij shteti.

Për t’i dhënë një barrë gjithë asaj pjese të shoqërisë që punon për të çuar një pagë në shtëpi dhe që zvogëlohet automatikisht me taksën e sheshtë, ndërkohë që ne kemi një program elektoral, një plan veprimi.

Siç bëmë me taksën zero për biznesin e vogël, TVSH zero që është sot në fuqi dhe do ta mbajmë në fuqi deri në vitin 2029 me Partinë Socialiste të bëjmë zero në janar të vitit 2022 tatimin mbi pagat deri në 400 mijë lekë,” u shpreh Rama.

Rama shprehet se taksa mbi fitimin e të mëdhenjve do të vijojë të mbetet e njëjtë ashtu siç ka qenë, 15 % sepse taksa e sheshtë e propozuar nga opozita, sipas Ramës rëndon në kurriz të shqiptarëve.

Në janar të 2022 tatimi mbi pagën, edhe pse kanë një forcë pune më të kualifikuar me taksimin progresiv tani kanë paguar më shumë, ta ulim që nga paga 2.5 milion e poshtë, midis 1.2 dhe 2.5 për të krijuar një balancë të re.

Ne nuk e themi dhe nuk do ta bëjmë uljen e taksës mbi fitimin  e të mëdhenjve, 15% është, 15% do të mbetet. Ne nuk bëjmë fushatë elektorale me një menu dëshirash ku të gjithëve ju ofrohet ajo që duan të dëgjojnë për t’u thënë pastaj në datën 26 prill hajde merrni tramvajin e Tiranës dhe nisuni për dasmë.

Jo, ne nuk do të ulim tatim fitimin për të mëdhenjtë, përkundrazi marrëdhënien me të mëdhenjtë do ta forcojmë duke zeruar konfliktet dhe ngërçet burokratike në marrëdhëniet biznes-shtet dhe shtet-biznes. Këtë po, ashtu sikundër ne të gjithëve u themi se këta i propozojnë një pullë mbi xham, jo ne nuk ju propozojmë pulla mbi xham si ato kapëset që i vihen deleve në vesh,” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat