Është arrestuar Albert Zaja, autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.
Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.
Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.
Gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.