Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të udhëtojë drejt Parisit në Francë, ku pritet të ketë një takim me Presidentin Emmanuel Macron.
Takimi mes dy liderëve, të Francës dhe Shqipërisë pritet të zhvillohet në orën 13:20, ashtu siç është konfirmuar edhe nga vetë faqja zyrtare e Presidencës franceze. Raportohet se pas këtij takimi, Macron dhe Rama do të drekojnë së bashku në Elysee.
Nuk dihet se për çfarë temash do të diskutohet mes Presidentit francez dhe kryeministrit shqiptar, por pritet që një nga temat e prekura në diskutime të jetë edhe situata me pandeminë Covid-19.
Kujtojmë se takimi i fundit i kryeministrit Rama në Francë daton më 15 maj të vitit 2018-ë.