Meta uron Sulltan Nevruzin: Lutem për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes

Shqipëria

Meta uron Sulltan Nevruzin: Lutem për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:05
Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një postimi në facebook  ka uruar shqiptarët për festën e Sulltan Nevruzit.

Meta uron të ketë diell dhe pranverë në zemrën e çdo shqiptari.

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!

Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!

Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat