Në qarkun e Korçës reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet në zonat +1000 metra të shoqëruara me erë të fortë.
Trashësia e borës varion nga 5-25 centimetra në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe në rrugën e Dardhës.
Kontraktorët aktualisht janë në akset rrugore duke punuar me borë pastruese dhe grupe pune për të hapur rrugët.
Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë, ndërsa kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.