Rama vizitë në Francë

Shqipëria

Rama vizitë në Francë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:07
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama niset sot në Paris të Francës, ku pritet të takohet me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee.

Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga Presidenti Macron, shkruan A2.

Takimi i fundit mes liderëve të vendeve ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat