Bardhi: Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

Shqipëria

Bardhi: Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:39
Foto nga takimi

Drejtuesi politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua këtë të hënë me një grup të rinjsh në fshatin Kuqan.

Ai u bëri thirrje atyre që të votojnë për PD në 25 prill sepse, sipas tij, kështu do të realizohet ëndrra për ta patur Shqipërinë si gjithë Europa.

 “Problemi më i madh i Elbasanit është largimi i të rinjve, ikja e tyre në emigracion. Dhe kjo prej hallit, prej pamundësisë dhe mungesës së kushteve këtu. Dhe Edi Rama tallet, thotë ca problemi ka që ikin. Ne do t’i japim fund kësaj arrogance, kësaj politike. Bashkimi i të rinjve siç jeni ju këtu do të sjellë ndryshimin me 25 prill. Dhe pastaj bashkë, do ta vëmë në jetë këtë ndryshim, do të realizojmë edhe ëndrrën e prindërve tanë, që ishte Shqipëria si gjithë Europa.

Duhet ndëshkim për ata që nuk mbajnë fjalën. Duke nisur nga unë këtu, që do të vij para jush e të jap llogari. Ne nuk do të bëjmë mrekulli, por do të sjellim normalitet. Nuk ka pse Elbasani të jetë Qarku më i varfër në Shqipëri, ku për 8 vite vuajnë të gjithë dhe pasurohet vetëm Taulant Balla. Unë ju premtoj se ky model do të ndryshojë”, u shpreh Bardhi duke shtuar se plani dhe vizioni i PD është të kthejë vemendjen tek njerëzit e të marrë vendime për ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat