Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE Oliver Varhelyi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas.
Siç shkruan vetë zyrtari i lartë i Brukselit në Twitter, gjatë takimit u diskutua edhe mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut.
Varhelyi shton se, BE do të vazhdojë të ndihmojë rajonin në luftën kundër Covid-19.
Oliver Varhelyi: Diskutim i mirë sot me ministrin e jashtëm Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamjet për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të lëvizur përpara në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë edhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur. Beteja jonë për të ndihmuar rajonin në luftën kundër Covid-19 vazhdon.