Macron pret Ramën në Elysee, mësohen çështjet që do të diskutohen

Shqipëria

Macron pret Ramën në Elysee, mësohen çështjet që do të diskutohen

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:47
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, priti në një takim këtë të hënë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Rreth orës 15:30, Rama publikoi pamje nga pritja që u bë nga presidenti francez.

Bashkëngjitur bëri të ditur edhe temat mbi të cilat do të diskutojë me Macron.

“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”, shkroi Rama bashkëngjitur pamjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat