Bashkë me urimin për festën e Sulltan Nevruzit, presidenti Ilir Meta u dërgoi shqiptarëve dhe një mesazh politik duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 22 marsit 1992, ditën kur u mbajtën zgjedhjet e para demokratike.
“Gëzuar Sulltan Nevruzin, ditën e lindjes së Imam Aliut, ripërtëritjes së shpresave dhe demokracisë, sepse pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën.
Besoj se shqiptarët presin shumë nga e ardhmja e kjo pranverë dhe e kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”
Përfaqësues të politikës shqiptare dhe trupi diplomatik përcollën mesazhet
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve përcolli mesazh shprese në këtë ditë të shënuar.
Festa pranë kryegjyshatës botërore u zhvillua sipas protokolleve të prashikuara për të parandaluar pandeminë covid-19.