Reja e pluhurit 800 km e gjatë i drejtohet Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë

Shqipëria

Reja e pluhurit 800 km e gjatë i drejtohet Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një re pluhuri e gjatë gati 800 km ka prekur  Greqinë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Pas episodit të shkurtit të kaluar, një re e re dhe mbresëlënëse e Saharanit po kalon Mesdheun nga shkretëtira e Saharasë drejt Greqisë dhe Ballkanit jugor”, shkruan në Twitter Drejtoria e Përgjithshme për Industrisë Mbrojtjen dhe Hapësirën.

Shqipëria prej disa ditësh është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm dhe me dëborë të dendur kryesisht në veri lindje dhe në jug lindje të vendit.

Ndërsa në fundjavë pritet që temperaturat të rriten dhe të kemi mot të qëndrueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat