Skuadra garuese e PS në zgjedhjet e 25 Prillit ka një larmi fushash nga vinë kandidatët të cilët janë renditur në zonat fituese dhe të objektivit maksimal.
Janë 23 kandidatë të cilët vinë nga eksperienca të ndryshme në ekonomi dhe financë. Grupi i ardhshëm parlamentar socialist pritet të ketë në përbërjen e tij 20 juristë dhe 10 inxhinierë.
Nga bota e arsimit janë përzgjedhur plot 10 kandidatë pasuar nga 6 mjekë. Janë dy kandidatë që vinë nga administrimi biznesit dhe vetëm 1 nga Shkencat Politike.
Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, socialistët e kanë reduktuar në vetëm 3, numrin e biznesmenëve që do të ulen në sallën e Kuvendit. Janë shtatë kandidatë socialist që mbajnë gradën Doktor Shkencash.
Lista e Tiranës dominohet nga juristët dhe ata të cilët kanë studiuar për ekonomi dhe financë përfshi dy kandidatë me diploma për mësuesi. Dy mjekë po aq jurist, 1 gazetar dhe vetëm 1 që ka studiuar shkenca politike, janë përzgjedhur për garën e fortë të Elbasanit. Janë ekonomistët ata të cilët dominojnë profesionet e kandidatëve socialist në Korçë së bashku ne dy mjekë.
I vetmi ushtarak garon në Berat, krahas dy mësuesve dhe po aq juristëve në këtë qark. Edhe në Fier janë ekonomistët ata të cilët janë përzgjedhur si kandidatë. Ndërsa 9-të të parët në listën e Vlorës kanë një miksim profesionesh ku dominojnë ekonomistët.
Të besuarit e Durrësit janë 2 juristë, 2 inxhinierë po aq ekonomistë përfshi Edi Ramën me profesion artist i vetmi nga kjo fushë në listën e PS.
Edhe në Shkodër listët e dominojnë ekonomistët bashkë me 1 jurist. Në Kukës, Lezhë dhe Dibër garojnë dy pedagogë, 1 inxhinier dhe disa ekonomistë.
Fushat nga vijnë kandidatët socialistë
23 Ekonomi Financë
20 Juristë
10 Inxhinierë
10 Arsimi
6 Mjekë
3 Biznesmenë
2 Administrim Biznesi
1 Shkenca Politike
7 Doktor Shkencash
Tirana
Luljeta Bozo Inxhinjere Dr Shkencash
Najada Como Mjeke
Ervin Bushati Finance Ekonomi
Ogerta Manasterliu Kimi Dr. Shkencash
Arben Ahmetaj Gjuhë të Huaja
Ulsi Manja Jurist Dr. Shkencash
Etilda Gjonaj Juriste Dr. Shkencash
Arben Pellumbi Inxhinjer
Elisa Spiropali Ekonomi
Belinda Balluku Justiste/Administrim Biznesi
Toni Gogu Jurist
Etjen Xhafaj Adminisrtrim Publik
Ermonela Felaj-Valikaj Juriste
Xhemal Qefalia Jurist
Fidel Ylli Mesues
Klotilda Ferhati Juriste
Alqi Bllako Financë
Eduard Shalsi Kimi
Pandeli Majko Inxhinjeri-Jurist
Plarent Ndreca Jurist
Elbasani
Evis Kushi Adminisrtrim Bizneznesi Dr. Shkencave
Klevis Xhoxhi Jurist
Bsiaj Ajazi Gazetar
Desantila Tahiraj Mjeke
Sajmir Hasalla Jurist
Florenc Spaho Mjek
Luan Duzha Ekonomist
Taulant Balla Shkenca politike
Albana Hana Juriste
Korça
Eni Zaka Finance kontabilitet
Ilirian Pendavinji Mjek
Blerina Gjylameti Ekonomiste
Ilir Topi Ekonomi Kontabilitet
Olta Xhaçka Adminisrim Publik
Niko Peleshi Inxhinjer Elektronik
Edlira Bode Mjeke
Berati
Hatixhe Konomi Mesuese
Bardhyl Kollçaku Ushtarak
Fadil Nasufi Mesues
Nasip Naço Jurist
Blendi Klosi Inxhinjeri Elektronike
Sara Satka Juriste
Gjirokastra
Mirela Kumbaro Petagoge Dr. Shkencash
Laert Duraj Ekonomist
Bledar Çuci Jurist
Fier
Erion Braçe – Ekonomist
Petro Koçi – Gjuhet e Huaja
Lindita Buxheli – Ekonomiste
Bashkim Fino- Ekonomist
Baftiar Zeqaj – Inxhinier, gjeolog
Antoneta Dhima -Ekonomiste
Bujar Çela – Veteriner
Ismet Beqiraj – Inxhinier, kimist industrial
Tatiana Piro – Ekonomiste
Gramoz Ruçi- Mësues biokime
Robert Bitri – Agronom
Durrës
Milva Ekonomi- Ekonomiste
Alban Xhelili- Financier
Jurgis Çyrbja – Jurist
Klodiana Spahiu – Mjeke
Ilir Ndraxhi- Inxhinier, pyjore
Rrahman Rraja –Inxhinier, agrar
Lefter Koka- Jurist
Edi Rama- Artist
Ana Dhamo – Juriste
Vlorë
Pranvera Resulaj – Ekonomiste/ Dr. Shkencash
Anduel Tahiraj Inxhinier, elektrik
Vullnet Sinaj – Biznesmen
Anila Denaj – Ekonomiste
Niko Kuri- Mjek
Ilir Metaj- Ekonomist
Damian Gjiknuri- Jurist
Edi Rama – Artist
Teuta Ramaj – Mësuese
Shkodër
Edona Bilali – Ekonomiste
Paulin Sterkaj- Biznesmen
Benet Beci- Ekonomist
Ilir Beqaj Administrim Biznesi
Frrok Gjini- Jurist
Kukës
Gerta Duraku- Ekonomiste
Petrit Malaj- Pedagog
Dibër
Lavdim Krrashi- Inxhinier
Aurora Mara- Juriste
Dionis Ymeri – Ekonomist
Lezhë
Lindita Nikolla – Pedagoge
Eduart Nndreca – Doktor Shkencash
Shpresa Marnoj – Ekonomiste
Gentian Malotaj- Jurist