Në PolitikOn, anëtare e Këshillit Bashkiak Teuta Vodo u shpreh se shoqëria civile duhet inkurajuar dhe duhet të lëvizë më shumë.
Vodo: Shoqëria civile duhet inkurajuar. Kur isha në ministri gjatë strategjive kombëtare që duhet të bënim, dërgoheshin e-mail-e dhe kishte komunikim. Si fillim janë skeptikët që mendoj se ministria do të miratojë atë që do.
E dyja janë ata që abstenojnë. Ata duhet të lëvizin.
Dhe të propozojnë ndryshime. Kjo ka të bëjë me çështjen e iniciativës individuale. Shoqëria civile në vendin tonë duhet që të marrë rolin që i takon.