Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren që drejtonte mjetin në zonën e Don Boskos, dhe për shkak se humbi kontrollin, përplasi në gjendje të rëndë një fëmijë 6-vjeçar i cili ishte duke qëndruar te vijat e bardha në trotuar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases :
A.P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.