Kati i dytë i një ndërtese është përfshirë nga flakët përballë prefekturës së Lezhës.
Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ndodhej një e moshuar.
Ajo është nxjerrë jashtë pa marrë lëndime.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.