Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis sot verifikimin e pastërtisë së figurës dhe të pasurisë së gjyqtarit Bari Shyti.
I njohur për rrëzimin e kërkesës së Shoqërisë Civile që apeloi rritjen e çmimit të ujit, gjyqtarit do ti verifikohen dhe të ardhurat nga shitja e kromit, apo marrëdhënia me të vëllanë, i cili ka në pronësi minierën dhe një HEC.
Ndërkohë para KPK një grup qytetarësh me pankarta në duar protestojnë kundër gjyqtarit.
Në pankartat e tyre ata shkruajnë ndër të tjera: Gjyqtari i Bari Shyti i korruptuar dhe me pasuri marramendëse të padeklaruara.