Balla takon zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Thirrje të gjithë shqiptarëve që…

Shqipëria

Balla takon zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Thirrje të gjithë shqiptarëve që…

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:30
Taulant Balla dhe Artan Grubi

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që të regjistrohen në cenusin e popullsisë.

Gjatë një komunikimi me zv/kryeministrin maqedonas, Artan Grubi, Balla tha se vetëm në këtë mënyrë i jepet forcë përfaqësimit shqiptar.

“Thirrja ime është për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së veriut që jetojnë në cdo cep të globit, të regjistrohen në portalin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në censusin  që i jep forcë përfaqësimit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Dua të theksoj se aktualisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë përfaqësimin më të lartë historik. Nuk ka ndodhur që në Maqedoninë e Veriut shqiptarët të kenë kryetarin e Parlamentit dhe 8 ministra shqiptarë”, tha ndër të tjera Balla.

Nga ana e tij, zv/kryeministri maqedonas tha se ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi. Sipas tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në rrugën e integrimit.

“Të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut varen nga përqindja e popullsisë.  Këto varën nga numri që do të përfaqësohemi në censusin e këtij viti.

Jemi bashkë me Tiranën zyrtare në rrugëtimin tonë për të çelur negociatat me BE. Me përpjekjet tona të përbashkët, ju përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, ne duke mbyllur diskutimet me bullgarinë të na hapet dera për në BE”, tha Grubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat