Basha i përgjigjet Ramës: Do të bëj gjithçka për integruar Shqipërinë në BE

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës: Do të bëj gjithçka për integruar Shqipërinë në BE

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:17
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas kritikës së këtij të fundit për takimet e liderit të PD me eurokomisionerët.

Basha tha në “Twitter” se është i vendosur të afrojë Shqipërinë me BE, ndryshe nga çfarë bëri Rama, sipas tij.

“I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.”

Më herët, takimet e Bashës me eurokomisionerët, Edi Rama i cilësoi si ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat