Banorët jetojnë mes ndotjes dhe lagështirës: Bashkia nuk na përgjigjet

Shqipëria

Banorët jetojnë mes ndotjes dhe lagështirës: Bashkia nuk na përgjigjet

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:12
Foto

Administratorët e  pallateve janë konsideruar si një risi prej kryebashkiakut Erion Veliaj, madje dhe si personat kyç në zgjidhjet e problemeve mes banorëve dhe bashkisë.

Por për situata që realisht shqetësojnë familjet zgjidhja mbetet vetëm një ëndërr.

Në pallatin 4 në rrugën “Labinoti” familjet janë detyruar të jetojnë me ndotjen dhe lagështirën.

Banorët shprehen se prej vitesh vuajnë problemin e mbushjes së depos me ujë .

“Bodrumi që është që në kohët e hershme, uji buron nga themelet. Ka rënë dhe suvaja, kanë dalë gurët e themeleve dhe mbushet me ujë ajo, sidomos kur bie shi,” thotë banori i pallatit.

“Këtu rrjedh uji nga rrjedh nuk e vë dorën njeri ta gjejë se nga rrjedh uji brenda në depo,” thotë banorja.

Thonë se në verë mblidhen insekte që rrezikojnë të përhapin infeksione.

“Në kohë verë është katastrofë nga era e keqe e ujërave të zeza dhe mushkonjat ne jemi të tmerruar,” thotë banorja.

Për të zgjidhur sado pak problemin kanë grumbulluar para për të dezinfektuar ambientin por sërish nuk kanë eliminuar problemin.

“Atë që kemi bërë poshtë, e kemi bërë vetë privatisht,” thotë banori.

“Kemi paguar, kemi bërë tuba të reja, llumi brenda është pa hequr. Kërkojë të pastrohet se ajo është pronë bashkie, nuk është prona ime,” thotë banorja.

Në bashki janë ankuar, si gojarisht por dhe me shkresa.

“I kemi kërkuar ndihmë bashkisë dhe nuk  na ka ndihmuar. Kemi bërë dhe kërkesë në bashki, por nuk na janë përgjigjur,” thotë banori.

Ato apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia pasi ndihen të rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat