Një tjetër incident para zgjedhjeve u shënua këtë të martë.
“Vizion Plus” mëson se në Cërrik i është vënë flaka banderolës së Partisë Socialiste në qendër të qytetit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Banderola ishte e vendosur te sahati.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen me 25 prill.