Të lidhur me të njëjtën vajzë, Noel Dishi dënohet me 10 vite burg për vrasjen e shokut të tij, Vilson Tafçiu

Shqipëria

Të lidhur me të njëjtën vajzë, Noel Dishi dënohet me 10 vite burg për vrasjen e shokut të tij, Vilson Tafçiu

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:10
Noel Dishi

I akuzuar për vrasjen e Vilson Tafçiut në Janar të 2020-ës në zonën e Astirit në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Noel Dishin.

Noel Dishi, i njohur ndryshe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u fajësua për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” nga Gjykata e Tiranës.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 10 vjet e 6 muaj burg.

Kujtojmë se shkak për vrasjen u bë një konflikt i çastit, pasi autori i vrasjes dhe viktima u përplasën duke pretenduar shoqërimin me të njëjtën vajzë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat