Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili është drejtues politik në qarkun e Korçës, ka zhvilluar një takim me banorët e Pustecit. Sipas tij kjo zonë është një perlë natyrore dhe ka potencial për zhvillimin e turizmit.
Ai ka theskuar se Partisë Socialiste i duhet edhe një mandate tjetër për të bërë investime të tjera në këtë zonë.
“Në turin e takimeve me banorët, sot u ndalëm në Pustec. Pusteci është një perlë e natyrës dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit. E filluam takimin me një lajm të mirë pasi këtu do të fillojë puna për zbatimin projektit të ujësjellësit. Është investimi më i madh që është bërë në zonë, por jo më i madhi që do të ndodhë në vazhdim.
Prandaj, Pustecit dhe Shqipërisë i duhet një tjetër mandat i Partisë Socialiste,e vetme në drejtimin e vendit”, thuhet në postim.