Rama, i bindur se në Tiranë PS fiton 20 mandate. Këshilla e vetme për Majkon

Shqipëria

Rama, i bindur se në Tiranë PS fiton 20 mandate. Këshilla e vetme për Majkon

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:47
Edi Rama

Kryeministri Rama është ndalur në Tiranë në turin e tij për prezantimin e kandidatëve për deputetë, teksa shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë 20 mandate.

Sipas Ramës skuadra e Partisë Socialiste në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, teksa bëri një krahasim me kandidatët e Partisë Demokratike, ku disa emra i cilësoi si mbetje të shekullit të kaluar.

Nga kandidatët e PS ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Për Pandeli Majkon i cili është i 19 në listën e Tiranës tha se në mandatin e ardhshëm do të renditet i 20-ti dhe atëherë do të flasë edhe për Teatrin Kombëtar, duke nënkuptuar me këtë qëndrimin e ish-kryeministrit lidhur me këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat