Pas vrasjes së 43 vjeçarit Mond Çekiçi, ngjarje e ndodhur të shtunën e shkuar dhe plagosja e një 25 vjeçari gjatë ditës së sotme, qyteti i Durrësit është blinduar nga policia.
Në të tre Komisariatet atë të Durrësit, Shijakut dhe Krujës ka nisur zbatimin një plan masash për kapjen e personave në kërkim.
Në rrugët kryesore policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre Shqiponja kanë nisur kontrolle të imtësishme të makinave që qarkullojnë.
Objekt kontrolli janë personat në kërkim, për armëmbajtje pa leje etj.