Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.
Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.
LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.
Partitë e tjera luhaten me 0-2%, me një mesatare 1%.
Referuar shifrave të vitit 2017, PS është rritur me 1% dhe PD ka pësuar një rritje të ndjeshme me 7.7%.
Ndërsa LSI ka pësuar rënie me 6.2%.
Shifra e të pavendosurve në Qarkun e Vlorës kap një shifër prej 23%.