Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Turqisë për një vizitë njëditore.
Vizita e Ramës bëhet pak ditë pasi ai u takua në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Pas takimit me presidentin francez, Rama tha për mediat se kishte diskutuar për investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe për zhvillimet në rajon ku vend kryesor kishte zënë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Së fundmi qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje me një distributor turk të autorizuar për importimin e vaksinave kineze Sinovac kundër COVID-19.