Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj COVID-19 në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 28.659 injeksione janë kryer për personelin shëndetësor.
Dhe stafet mbështetëse. 8,889 vaksina kanë shkuar për të moshuarit, kurse 14.502 të tjera për arsimtarët.
Këtë të mërkurë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se është finalizuar marrëveshja për vaksinat kineze.