Denoncimi te Berisha: Rama po vaksinon kandidatët dhe shtabet elektorale të PS. Harron pacientët me hemodializë

Shqipëria

Denoncimi te Berisha: Rama po vaksinon kandidatët dhe shtabet elektorale të PS. Harron pacientët me hemodializë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:04
Edi Rama

Edi Rama po vaksinon kandidatët për deputetë dhe shtabet elektorale të PS por harron të sëmurët me hemodializë.

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, teksa i referohet denoncimit të një pacienti nga Shkodra.

“Modeli Rama i vaksinimit eshte korruptiv dhe kriminal!Vaksinohen kandidatet per deputete dhe shtabet elektorale socialiste, por nuk vaksinohen te semuret me hemodialize!”, shkruan Berisha që publikon edhe mesazhin e qytetarit.

“Jemi 80 pacientë ne Shkodër qe jemi me hemodijaliz dhe nuk na bejn vaksinën. Ti je doktor dhe e din qe sa te rrezikuar jemi. Rama u ben vaksina miqeve familjarve dhe krushqive te tij dhe ministrave tani ketu ne Shkoder thuhet edhe kandidatve per deputet dhe te gjitha shtabeve elektorale te partise socialiste kurse ne ky mashtrues po na len te vdesin se kuptohet kjo neve po na kapi virusi ne nuk shpetojm nuk di fare. Ne nuk kemi leke per te dhene nen dore per te siguruar vaksinimi. Ju lutem shume te publikosh kete deklerate”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat