‘Garancitë’ në zgjedhje, Oerd Bylykbashi i bindur në fitoren e PD-së më 25 prill

Shqipëria

‘Garancitë’ në zgjedhje, Oerd Bylykbashi i bindur në fitoren e PD-së më 25 prill

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:22
Oerd Bylyklbashi

Kandidati i PD-së për qarkun Durrës Oerd Bylyklbashi kërkoi nga qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Pjesëmarrja në votime do jetë shumë e lartë dhe ftesa ime dhe e PD-së është dilni dhe votoni në masë”, tha ai.

Pyetjes se cilat janë garancitë që sipas Bylykbashit garantojnë votën e shqiptarëve më 25 prill, ai tha se identifikimi biometrik është prova kyçe, që e bën të pamundur çdo përpjekje për të mbushur kutitë e votimit.

“Garancia më madhe është pjesëmarrja e shqiptarëve në votime. Ne kemi një seri garancish, kutitë nuk mund të mbushen, identifikimi biometrik e bën të pamundur këtë", tha ai. 

Ai theksoi më tej se kryeministri Edi Rama do tentojë të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votat, por kjo tentativë e tij për Bylylkbashin do jetë e pasuksesshme.

“Në shkojmë për fitore, jo vetëm po punojmë për fitore, por ndjesia është fare e qartë. Në takime shohim mllefin dhe shpresën që do ketë ndryshim, kryefjala e kësaj fushate është ndryshimi.  Edi Rama do të bëjë përpjekje për manipulim vote, por unë besoj se do ketë dështim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat