Aksident me vdekje në Qerret

Shqipëria

Aksident me vdekje në Qerret

Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Qerret.

Një automjet ka aksidentuar kalimtarin L.V, 65 vjeç i cili si pasojë e plagëve  të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat