Shtetasja Katrina Binaku, 61 vjeç ka humbur jetën në landfillin e Bushatit, Shkodër pasi është dëmtuar aksidentalisht nga makineritë.
Sipas njoftimit të policisë, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.”
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së
Shkodrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.