Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i
kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997, në qytetin e Elbasanit,
kërkon lirinë.
Burime për ‘Oranews’, bëjnë me dije se ai ka kërkuar lirinë me arsyen se nëna e tij jeton vetëm. Ai ka thënë se vëllai i tij ka ndërruar jetë.
Balliu është dënuar më burgim të përjetshëm, ndërsa deri më tani ka kryer 25 vite burg.