Sigurohen 1 milionë vaksina kineze në Turqi, sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

Shqipëria

Sigurohen 1 milionë vaksina kineze në Turqi, sot do mbërrijnë në Rinas 192 mijë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:48
Foto

1 milionë vaksina kineze janë siguruar nga marrëveshja me distributorin turk, pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.

“Stamboll – Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë . Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama u nis një ditë më parë drejt Turqisë për të realizuar marrëveshjen e sigurimit të vaksinave të kompanisë kineze.

Ai tha ditën e djeshme se me to do të fillohet vaksinimi masiv i qytetarëve duke nisur me të moshuarit.

Këtë deklarim të kryeministrit e avancoi ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tregoi se ku do të mbërrijë në vendin tonë vaksina kineze e prodhuar nga Sinofarm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat