Me sigurimin e dozave të vaksinës kineze, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria është në gjendje të marrë përsipër të gjithë vaksinimin e bluzave të bardha në Kosovë.
Rama: Sot kemi mundësi ti japim një mesazh të drejtëpërdrejtë Kosovës, jemi gati që nesër të marrim përsipër vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha të Kosovës, janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe brenda 20 ditësh maksimumi të kryejmë vaksinimin e të gjithëve.
Në rast se ata duan ta përshpejtojnë procesin dhe janë në gjendje të organizohen për të ardhur në numra më të mëdhenj në Kukës apo për ta bërë me tre turne vaksinimin mund të bëhet dhe në një kohë më të shpejtë.
Më herët Rama kishte vënë në dispozicion të Kosovës 500 doza vaksine të AstraZeneca dhe bluzat e bardha në vijën e parë të zjarrit me Covid u vaksinuan në Kukës.