Një mjet i tonazhit të rëndë mori flakë në ecje në aksin nacional Burrel-Tiranë në fshatin Baz.
Kabina e automjetit që po transportonte mineral kromi drejt portit të Durrësit u shkrumbua totalisht, megjithë ndërhyrjen e bërë nga zjarrfikësit e Bashkisë së Matit të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes sapo morën njoftimin.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti elektrik.
Për fat të mirë drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa pasoja pasi ka arritur të dalë në kohë jashtë kabinës.