Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ajo ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të shpalosur premtimet para mbështetësve, ndonëse për shkak të masave anti-Covid nuk do lejohet grumbullimi masiv i qytetarëve.
Në sheshin “Skënderbej” janë vendosur po ashtu gardhe metalike me qëllim pengimin e mbështetësve për të marrë pjesë në mitingun e PS-së, që simbolizon edhe hapjen e fushatës zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe maturi pasi zgjedhjet bëhen për qytetarët.