Shpërthen Neritan Liçaj, kërcënon Ramën nga sheshi përballë: Ke për ta parë sa të vlen lëkura

Shqipëria

Shpërthen Neritan Liçaj, kërcënon Ramën nga sheshi përballë: Ke për ta parë sa të vlen lëkura

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:47
Neritan Liçaj

Në çeljen e fushatës së PD, një vend në foltore i ishte rezervuar edhe aktorit Neritan Liçaj, pjesë e grupit të rezistëncës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Liçaj foli me një gjuhë të ashpër kundër PS dhe Rilindjes, ndërsa tha se nuk ka lindur ai bir nënë që mposht shqiptarët.

“I themi atij sheshi përballë, që i ka sytë këtu. Ne nuk jemi dembelë, ne jemi bijtë e shqipes, që do të shtrijmë krahët. Nuk na mposhtni dot, nuk na gjunjëzoni dot, sepse nuk ka lindur ai bir nënë që mposht shqiptarët. Ju shembet tempujt e lindjes, maternitet, nuk latë gjë nga Tirana e bukur. Tani do e nisim ne, ne që e duam Shqipërinë, do e nisim ne qytetët. Ne bëhemi, se kur shqiptarët duan të bëhen, nuk ka forcë që i ndalon. Ne jemi bijtë dhe nipërit e Skënderbeut. Nuk do ndotet ky qiell i bukur blu dhe dielli mesdhetar nga uthulla e rilindjes. Prandaj tik tak, erdhi koha. Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa vlen lëkura.”, tha Liçaj në fjalën e tij.

Liçaj e mbylli fjalën e tij duke thënë “tik tak, tik tak dhe Rama ik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat