Rama: Mandati i tretë jo për PS-në e për mua, por që të mos kthehemi pas, Luli kukull që fle

Shqipëria

Rama: Mandati i tretë jo për PS-në e për mua, por që të mos kthehemi pas, Luli kukull që fle

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:53
Edi Rama

Nga sheshi Skënderbej, kryeministri Rama u shpreh se mandati i tretë nuk është për PS-në apo për atë vetë, por që vendi të mos kthehet pas.

Rama shtoi se është një heqja e çdo mundësi që Meta, Kryemadhi dhe Berisha të kenë një shans tjetër që ta marrin zvarrë vendin për llogari të pushtetit të tyre.

Rama: Mandati i tretë nuk është për PS-në, as për mua, por që vendi të mos kthehet më pas, sepse rrëzohen të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i treti bën që të vijë në jetë një drejtësi e re. E kundërta do të thotë që të çohen dëm gjithë këto sakrifica dhe Shqipëria do të kthehet aty ku vendi nuk mund të kthehet më. Mandat i tretë do të thotë që çështja e pronës të zgjidhet një herë e mirë. Mandat i tretë do të thotë që politika të mos dot t’iu bëjë gjë atyre që janë në vend pune. E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit e profesionistëve në mëshirën e rrotave të atyre makinave që u mblodhën atje për jnë dasmë pa nuse.

Mandat i tretë do të thotë që taksa e sheshtë të mos guxojë që të kthehet për ata që fitojnë më pak dhe që taksimi i ndershëm të afirmohet si një parim që ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Mandati i tretë është një heqja e çdo mundësi që Meta, Kryemadhi dhe Berisha të kenë një shans tjetër që ta marrin zvarrë vendin për llogari të pushtetit të tyre. Edhe Luli nuk ka si e merr një mundësi sepse nuk është Luli, por është ata të tre, Luli është një kukull që po nuk i tunde flenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat