Kryeministri Rama tha se synimi i mandatit të tretë do të jetë ardhja e 10 milionë turistëve në vendin tonë.
Rama po ashtu theksoi se shqiptarët do të vaksinohen në masën 50% deri në qershor dhe se do të dalin nga pandemia njëlloj me vendet evropiane.
Rama: Do të kemi 10 milionë turistë në Shqipëri. Ky është synimi ynë. Por me fillimin e vaksinimit masiv kemi garantuar që qysh këtë sezon që të jemi shumë të lehtësuar. Do t’i nxjerrim shqiptarët në një njëjtën kohë krahasuar me vendet evropiane. Kush i gjeti vaksinat? Kush i solli, si erdhën këtu dhe si u bëmë vendi që ka siguruar një sasi vaksinash që brenda qershorit do të vaksinojë 50% të popullsisë. Do të sjellim këtu fabrikën e prodhimit të shumë vaksinave.
Kush i bën këto, dhëndri që fton njerëzit në dasmë dhe vonohet, duke e pritur 10 orë. Apo ata që hanë fjalët teksa flasin. Pala përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën e Saliun. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar reformën në shëndetësi me autonominë spitalore. Mandati i tretë është për t’i dhënë fund turneve në shkollë dhe për ta bërë anglishten gjuhë qysh në klasë të parë.