Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka justifikuar hapjen e akullt të fushatës nga Edi Rama.
Sipas saj, në respekt të masave anti-Covid sot nuk u grumbulluan njerëzit.
Çdo kush është në pushtet ka përgjegjësi për të ruajtur jetën e qytetarëve. Ishte e padiskutueshme që ne të cilët do të dilnim aty sot, të jepnim mesazhin e qartë të respektimit të masave anti-Covid.
‘Nuk ka votë që shkëmbehet me shëndetin’ dhe ne këtë mesazh dhamë sot.
Është një zgjidhje për ti kërkuar qytetarëve të kërkojnë përgjegjshmëri për veten e tyre. Fatkeqësisht ata ngelën prap te turma, si PD e LSI’, tha Felaj.