Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, u shpreh se qeverisja e mandatit të parë të Berishës ka qenë e shkëlqyer dhe problemet filluan vetëm me Bashën dhe akuzat ndaj tij.
Topalli: Në politikë nuk ekziston dashuria dhe miqësia ndoshta. Aty bashkohen idetë dhe idealizmi nëse ka më idealizëm në politikë. Në vitin 2005 ka pasur shpresë për ndryshim. Në periudhën 2005-2009 ka qenë një periudhë e shkëlqyer qeverisëse.
Nëse ka pas ndonjë probleme ka filluar ma Bashën dhe me akuzat për korrupsion që u ngritën. Këtu filluan dyshimet e para.
Nuk mund t’i flasë për kartë morale dhe tu kërkoj besim një njeri që ka katër vila dhe projekton një të pestë, kur shqiptarët vuajnë për bukën e përditshme. Nëse nuk jeton në 4 vite, 2 në Tiranë dhe 2 në bregdet. Do të ishte mirë që të bënte transparencë nga të tre kryetarët e partive.