Kandidati për deputet i PD-së Flamur Noka u shpreh se Rama në asnjë sondazh nuk del fitues në zgjedhje.
Noka: Rama në asnjë sondazhi nuk del fitues. Në vitin 2019 u tregua që as 15% e shqiptarëve nuk e ndoqën pas Rilindjen.
Ky është sondazhi më i qartë i cili u faktua. Edhe brenda tyre që shkuan me zor, kishte kundër.
Opozita është duke ecur bindshëm drejt fitores. Kemi program të shkëlqyer që është hartuar nga ekspertët më të mirë. Ky program do të rimëkëmbë ekonominë e këtij vendi të rrënuar. Kostot do të dalin nga paratë e vjedhura nga Rilindja në shtet.