Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Më: 26 mars 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Gjatë këtyre ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore të zonës së jugut.

Po në të njejtën mënyrë edhe dita e Shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat