Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës. Ndaj efektivit të forcave shqiponja, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.
Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur.
Ka kaluar për gjykim çështja e ish-policit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjes e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Raportohet se avokati i ish policit kërkoi ndryshimin e kauzës nga “vrasje me dashje”, në "vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme".
Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot u zhvillua seanca paraprake