Manastirliu: Vaksinohen 500 mijë shqiptarë deri në qershor, kemi 2.1 milionë doza

Shqipëria

Manastirliu: Vaksinohen 500 mijë shqiptarë deri në qershor, kemi 2.1 milionë doza

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:36
Ilustrim

Vaksinimi i qytetarëve shqiptarë është tema më e përfolur muajt e fundit dhe të gjithë po presin të mësojnë më shumë rreth kësaj situate. Shifrat e vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kanë ndryshuar gjatë 48 orëve të fundit, ku fillimisht u raportua një shifër më e vogël e sot u raportua një shifër e dyfishuar.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u rikthye nga Stambolli me 192 mijë doza vaksinash, si dhe tha që ka kontraktuar dhe 1 milion doza të tjera. Ndërsa ditën e sotme, Ogerta Manastirliu tha se janë siguruar 2.1 milionë vaksina dhe deri në muajin qershor, do të jenë vaksinuar 500 mijë shqiptarë. Ndërsa vaksinimi i plotë i popullatës, pritet të mbarojë brenda 14 muajve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se deri më tani janë kontraktuar 2,1 milionë doza të vaksinave anti-Covid. Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu shprehet besimplotë për realizimin e planin për të vaksinuar 500 mijë qytetarë deri në muajin qershor, ndërsa shton se brenda 14 muajve synojnë vaksinimin e popullatës.

Statusi i Ministres së Shëndetësisë:
“Me 2.1 milionë doza vaksina të kontraktuara tashmë, si dhe me mbërritjen e 192 mijë dozave, bëhemi gati të fillojmë vaksinimin masiv në të gjithë Shqipërinë. Plani ynë është vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në qershor. I qëndrojmë planit tonë ambicioz për vaksinimin e popullatës brenda 14 muajve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat