Pas apelit të Celibashit, KAS afron datën: Në 29 mars seanca për ankimin e PS për listat e PD-së

Shqipëria

Pas apelit të Celibashit, KAS afron datën: Në 29 mars seanca për ankimin e PS për listat e PD-së

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor ka afruar me dy ditë datën e shqyrtimit të padisë së Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Seanca do të zhvillohet me 29 mars, nga 31 mars që ishte caktuar më herët, në orën 11:00.

Ndryshimi i datës së seancës vjen pas letrës që kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i kishte drejtuar Kolegjit Zgjedhor, të cilit i kërkonte të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin e Partisë Socialiste.

Celibashi kërkoi që të përshpejtohet procesi pasi, sipas asaj që shkruhet në letër, çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, që ndikon në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat