Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Luan Bregasi, në një takim me kryeministrin Edi Rama, ka propozuar idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, për të pasur mundësi që t’u shërbejnë turistëve të huaj që do të vijnë gjatë verës në Shqipëri.
“Ne presim një sezon në të mirë se bota dhe Shqipëria po vaksinohet. Do propozoja që nëse ne do bëjmë ofertë më të mirë këtë vit meqë po vijnë këto vakasinat, mendoj që oferta më e mirë do ishte tu themi turistëve të huaj tashmë do të keni gjithë personelin të vaksinuar, është një ofertë shumë e mirë, kështu që gradualisht të mendohet të vaksinohen edhe kamarierët e guzhinierët tanë se nëse vijnë turistët nga Izraeli të vaksinuar, kjo ofertë nuk ngjit shumë si ofertë turistike”, tha ai.
Më tej në fjalën e tij Luan Bregasi shtoi idenë edhe të vaksinimit të sipërmarrësve mbi 65-vjeç.
“Mbase mendohet dhe për sipërmarrësit që janë mbi 65 -vjeç. Më tha një sipërmarrës, “më tha një miku im hajde të regjistroj roje në spital të bësh vaksinën.Vetëm se më vinte turp tha nuk shkova”. Mund të mendohet dhe për sipërmarrjet, se po vdiq një sipërmarrës vdes sipërmarrja e tij“, tha Bregasi
Në takimin e kreut të Qeverisë me operatorët turistikë të bregdetit durrsak, sipërmarrësi Bregasi theksoi se shteti duhet të ketë shërbime të tjera për hotelet që janë korrektë me deklarimet e akomodimeve dhe rezervimeve.
“Në këto tetë vite të qeverisë Rama, biznesi përgjithësisht por turizmi në mënyrë te veçantë është ndier mirë. Qeveria Rama do mbahet mend për fokusin e vecantë që i dha sektorit të turizmit, e dyta për fokusin e vecantë që i dha arsimit dhe formimit profesional dhe së treti betejën që kemi bërë kundër informalitetit në ekonomi. Kanë qenë tre rrugë të rëndësishme që e kanë fuqizuar sipërmarrjen private.
Biznesi sa më të ulëta ti ketë taksat aq më shumë deklaron se ne po shkojmë drejt formalizimit. E para përvec akomodimit dhe shërbimet e tjera për një grup hotelesh që shteti ka parë që e deklaron 100% akomodimin mund t’i bëjë e shërbimet e tjera sic janë baret e restorantet, se na ngatërrojnë, na përzihet ndonjëherë”
Kryeministri Edi Rama tha se ideja e sipërmarrësit Luan Bregasi do të diskutohet dhe do të shqyrtohet “me dashamirësi’.
Edi Rama: “Nuk e kisha çuar nëpër mend këtë idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve, në pamje të parë tingëllon interesante kështuqë me shumë dëshirë e me shumë seriozitet do e vlerësojmë e do shohim nëse mund të bëhet e kombinuar me ofertën pra nëse fjala vjen një hotel ka një marrëdhenie me Izraelin ku tanimë është krher një përqindje e jashtqzaknshme e vaksinimit të popullatës e ata kanë filluar të marrin ato pasaportat e gjelbërta, pashë pardje që kishin nisur të bënin marrëveshjet me hotelet në Maltë për grupet e tyre, atëherë kjo mund të jenë incentiva që ne të mund të bëjmë dicka në këtë drejtim.
S’po e premtoj se është thjesht një ide që tani e dëgjova e këtu po e flasim por ta studiojmë mirë e ta shohim me shumë dashamirësi”.