Rama gjatë takimeve në qarkun e Durrësit, ku me 25 prill do të kërkojë edhe votë personale, u shpreh se me investimet në port, Durrësi do të kthehet në një nga pikat më të preferuara të Mesdheut.
Nga lagjia e re e Spitallës, Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarin e tij politik.
Rama: Ne nuk e kemi zotësinë të rregullojmë cilësinë e diellit, kjo është një zotësi që e kanë ata që e premtuan rritjen e cilësisë së diellit këtu në Durrës dhe në fakt i lanë Durrësit vatra kancerogjene nga të katër anët. Por ne kemi mundësinë të themi me plot gojën se cilësia e ajrit në Durrës do të jetë e përmirësuar në mënyrë eksponenciale pasi me investimet e mëdha që po bëhen qoftë publike, qoftë private dhe me investimin kryesor të afro 2 miliard eurove në portin e Durrësit.
Durrësi faktikisht do të hyjë në këtë dekadë në hartën e Mesdheut si një nga pikat e hyrjes në tokë nga Mesdheu ndër më të preferuarat, kjo nuk diskutohet.