Për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu çelja e fushatës ditën e djeshme nga partitë kryesore ishte edhe vendosja e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Balliu tha se PD po përballet në kampin kundërshtar me figura të cilat janë të akuzuara për korrupsion dhe afera të shumta.
Balliu: Dje ishte çelja e fushatës, por u vendos edhe rezultati. U pa një diferencë e madhe mes një partie që jep probleme, dhe një partia që nuk ka zgjidhja për problemet që jep vetë. Ajo e PS-së ishte një vaki ku fytyra të vrenjtura villnin verë nga PD-së. Në një njërin kamp shikonim figura të reja dhe artistë e akademikë, ndërsa në anën tjetër pamë një dashnore të komunizmit, Luljeta Bozo. Mund të thuash çfarë të duash për Bashën, por për programin, asnjë nuk mund të thotë një fjalë kundër programit të Bashës. Ne kemi një kryeministër pa shkollë të lartë që ka mbaruar Akademinë e Arteve në një periudhë 2-vjeçare.
Dje u përball ndryshimi, alternativa dhe energjia me një njëri që do të shtojë një kat tjetër në Surrel. Po t’i shohësh figurat PD përballet ne Elisa Spiropalin, mis dogana. Në korridoret e PS-së atë e thërrasin mis dogana, për vjedhjen e 5 milionë eurove, por që e shpëtoi Rama. Kemi Ilir Beqajn që nëse do të kishte një fytyrë korrupsioni do të ishte ai. Basha është aty për të luftuar për të gjithë shqiptarët. Rama e akuzon pse ka futur aleatët në një listë, por kjo është një aftësi e Bashës. Rama do të marrë një disfatë historike që nuk e ka imagjinuar ndonjëherë. Këtë e di edhe ai vetë, prandaj është nervoz sepse është përfshirë në afera monstruoze për të cilat do të mbajë përgjegjësi.
Për Balliun, nuk ka vend në botë që të rrijë kryeministri si magazinier në Rinas për të pritur vaksina, duke shkuar se po i përdor për fushatë këto vaksina prandaj.
Balliu: Ambasada amerikane nuk mbështet PD-në apo PS-në, por qytetarët shqiptarë. Kur qëllon që interesi kombëtar mbrohet nga SHBA dhe opozita, kjo nuk do të thotë se po mbrohet PD-ja. Përballë kemi një njeri që e ka cenuar interesin kombëtar. Ai është një njeri që ka tentuar që të shesë territor të Kosovës. Këtu kemi 8 vite që dëgjojmë që të shkatërrohen objekte që të bëjmë projekte. Të shkatërrojmë monumente dhe shtëpi se Rama do të bëjë projekte. Këta ecin në fushatë akoma me rrugët e Berishës. Nuk ka vend në botë që të rrijë kryeministri si magazinier në Rinas për të pritur vaksina. Po i përdor për fushatë këto vaksina prandaj.